“Koha Javore” të financohet nga parlamenti

0

Parlamenti i Malit të Zi duhet të financojë të përjavshmen “Koha Javore” në gjuhën shqipe ,e cila do të botohej nën kujdesjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

 

Është ky përfundimi i Grupit Punues të parlamentit që në procedure parlamentare e cuan kryetari i ketij grupi z.Genci Nimanbegu dhe anëtarët z.Dritan Abazoviq dhe z.Predrag Sekulic.Me propozim vendimi është parashikuar që Keshilli Kombëtar i Shqipëtarëve të zgjedh keshillin prej pesë anëtaresh i cili me pas do të bëjë zgjedhjen e kryeredaktorit.

 

Sic dihet ,e gjithë kjo erdhi si pasojë e privatizimit të ndërmarrjes “Pobjeda” në kuader të secilës funksiononte edhe  “Koha Javore”.