Koha Javore: Shpallje publike për zgjedhjen e antarëve të Këshillit Programor

0

Këshilli kombëtar i shqiptarëve ka bërë shpallje publike për zgjedhjen e Këshillit Programor të së përjavshmes “Koha Javore”.

Të drejt kandidimi do të kenë të gjithë nënshtetasit e Malit të Zi të aftë për punë, arsimim të lartë dhe që nuk janë në ndjekje penale.

Nuk mund të kandidojnë ato persona që kryejnë funksione politike (deputetë, këshilltarë, funkcionerë të partive, anëtarë kryesie të partive politike, kryetarët e njësive vendore) apo të emëruar nga pushteti qëndror ose vendor.

Poashtu nuk kanë të drejtë as personat që janë të angazhuar në subjekte mediatike ose janë pronar apo bashkëpronar të mediave të shkruara dhe elektronike.

Këshilli Programor përbëhet prej 5 antarëve.

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë këto dokumente:

 

– Fletëparaqitja së bashku me biografi të shkurtër (CV)

– Dëshminë për nënshtetësi ( fotokopjen e letërnjoftimit ose pasaportës),

– Fotokopje të diplomës për arsimin e mbaruar.

– Dëshmi e përvojës së punës (fotokopje e librezës së punës).

– Deklaratë që nuk është i/e angazhuar në organet apo strukturat partiake, që nuk është pronar ose bashkëpronar në media e shkruara dhe elektronike.

– Vërtetim nga gjykata kompetente që kandidati nuk është nën hetime.

Fletëparaqitja së bashku me dokumentet e duhura, mundë të dorëzohen përmes Postës ose në zyrën e KKSH-s në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Për konkurs për Këshill Programor të Kohës Javore” në adresën: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Rr. Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, p.n. Ulqin, çdo ditë punë nga ora 10:00 deri në ora 14:00

Konkursi zgjatë 15 ditë nga dita e publikimit.