Koha Javore me një pamje më të bukur dhe më shumë hapsirë

0

Gazeta e vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi “Koha Javore”, tani do të dalë me një dizajnë të ri dhe cilësi më të mirë se më parë. Këshilli Programor i kësaj gazete me mbështejten e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, ka miratuar ofertën më të volitshme për botimin e ri , si dhe shtimin e faqeve të saj.

Në periudhën e ardhshme me rritjen e hapsirës do të krijohen mundësitë për afirmim më të madh të shkrimtarëve të rinj në mesin e shqiptarëve në Mal të Zi, çka do ta rrisë edhe më tepër vlerën e kësaj gazete.

Kuvendi i Malit të Zi ndan për financimin e kësaj gazete 100.000 euro në vit, të cilat mjaftojnë vetëm për të mbuluar shpenzimet bazë të gazetës. Kryeari i Këshillit Programor Gjekë Gjonaj, tha në një intervistë për televizionin Teuta, se do të tentojnë që në kuadër të gazetës të botohen edhe vepra të tjera, për të cilat do të nevojiten sponozor.