Koalicioni: Demos, SNP dhe URA?

0

Demos, SNP dhe URA sipas të gjitha gjasave do përbëjnë një nga koalicionet në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen me 16 tetor. Siç shkruan e përditshmja “Vijesti” marrëveshja është afër nënshkrimit dhe është arritur shkalla e lartë e  marrëveshjes.

Ajo cka i intereson elektoratit është pozita e shqiptarëve në këtë koalicion, ku i vetmi shqiptar do të jetë Dritan Abazoviq. Ai në fushatën e ardhshme në Ulqin do të gjendet në të njëjtin podium me Andrija Qetkoviq nga SNP dhe Zhelko Rolloviq nga DEMOS.