Klubi i Taekwondo-s Ulqini kthehet me 15 medalje nga Sarajeva

0

Në Sarajevë me datë 16.12.2017 u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin e Taekwondo-së. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 730 garues, 61 klube nga 12 vende. Turneu u zhvillua në 8 arena. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 17 garues në të dy diciplinat atë të Ndeshjeve dhe Formave. Garuesit e Taekwondo Ulqinit nuk e patën të lehtë dhe në një konkurrencë të fortë arritën deri tek medaljet. Rezultati, 15 medalje për garuesit e Taekwondo-së Ulqini, 7 medalje të arta, 5 medalje të argjendit dhe 3 medalje të bronzit.
Me medalje të arta në diciplinën e ndeshjeve u kurorzuan garuesit:
?Bledar Kasmi
?Amella Nuti
?Arta Ismailaga
Me medalje të argjendi u kurorzuan garuesit.
?Enes Dushku
?Merisa Malokraja
?Sara kraja
Me mdalje bronzi u kurorzuan garuesit:
?Amar Bakalli
?Harun Dervishi
?Mervana Mucaj
Në diciplinën e Formave me medalje të arta u kurorzuan katër garues:
?Sumeja Bisha
?Amra Dushku
?Medina Kanaqi
?Dion Mustafa
Medalje argjendi:
?Amrudin Hoxhiq
?Fiona Kraja
Përzemërsishtë falenderojmë sponsoret për përkrahjen e dhënë dhe prindërit e garuesve ku me plotë vështirësi arritëm ta kapërcejmë edhe këtë garë me suksesë. Ju faleminderit.
Info: Taekwondo Ulqini.