Klubi i Teakwondo’s Ulqini: Ardiana Karamanaga fiton medaljen e artë

0
Gjatë vikendit që lamë pas me datë 31 tetor dhe 1 nëntor në Tiranë u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin okimpik të Taekwondo-së “Tirana trophy 2015”.
Në këtë turne morën pjesë 34 klube me afro 350 garues nga vendet e rajonit si, Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Italia, Kosova.
Dita e parë ishte për kategorinë e fëmijëve (children) I-II dhe të kadetëve, për të vazhduar me ditën e dytë gjejgësishtë me kategoritë junior dhe seniorë. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u prezantua me 5 garues dhe një refer. Rezultati i garuesve tanë në këtë garë është, një medalje e artë, dy medalje të argjendit dhe dy medalje të bronzit.
Medaljen e artë e fiton garuesja; Ardiana Karamanaga në kategorinë senior F-49 kg.
Me medalje të argjendit u kurorzuan; Armra Dushku në kategorin children F-31 kg, dhe Esad Kraja ne kategorin kadet M-45 kg. Ndërsa me medalje të bronzit u kurorzuan Edina Kraja kadet F-44kg. dhe Sulejman Murati në kategorinë senior M-63 kg.
Falenderojme sponsoret dhe prindërit e garuesve që na mundësuan pjesmarrjen në këtë aktivitet sportivë. Poashtu falenderojmë organizatorin e turneut z. Endri Hoxha për mikëpritjen e ngrohtë.