Klubi i teakwondo-s Ulqini shkëlqen në “1st Montenegro Trophy 2015”

0

Gjatë vikendit që lam pas me datë 20.09.2015 në qytetin e Podgoricës u mbajtë turneu ndërkombëtarë “Montenegro Trophy 2015”. Në këtë turne morën pjesë afër 200 garues nga vendet e rajonit si; Shqipëria, Maili i Zi, Kosova, Bosna, Kroacia, Serbia dhe Sllovenia. Në këtë turne Klubi i Taekwondo-së Ulqini u prezantua me 6 garues.

Klubi i Taekwondo-së Ulqini arriti një sukses senzacional me gjithësejt shtatë medalje të fituara, katër të arta, dy të argjendit dhe një të bronzit. Garuesit më të suksesshëm ishin Medina Kanaqi dhe Amra Dushku me nga dy medalje të fituara. 

 

Rezultatet në dyluftim:

Me medalje të arta u shpërblyen keto garues:

Artan Fici,

Amra Dushku,

Me medalje të argjend:

Medina Kanaqi,

Medalje të bronzit:

Edina Kraja,

 

Në kategorin e Formave: Medina Kanaqi fitoi vendin e parë dhe shpërblehet me medalje të artë,  poashtu me medalje të artë shpërblehet dhe Xheneta Kanaqi, ndërsa me medalje të argjendt gjegjësisht vendi dytë fitoi garuesja Amra Dushku.

 

Nga klubi falenderojnë sponsorin kryesor për përkrahje, fabrikën e mobiljeve Tapacir Kurti, si dhe prindërit e garuesve.