Klubi i taekwondo-s “Ulqini” kthehet me 11 medalje nga turneu në Zrenjanin

0

Një tjetër vikend i sukseshëm për sportistët e klubit të Taekwondo-së Ulqini. Sjellin 11 medalje dhe një trofe. Të shtunën me datë 16.03.2019 në Zrenjanin u mbajtë turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së ZRENJANIN OPEN 2019. Në këtë aktivitet sportiv u paraqitën 640 garues, 65 klube nga 11 shtete të ndryeshme. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 12 garues. Sportistët nga Ulqini arritëm të kurorzohen me 5 medalje ari, 3 argjendi, 3 bronzi. Garuesi Bledar Kasmi u shpall garuesi më i sukseshëm i turneut dhe🏆 trofeu 🏆i vendit të tretë në diciplinën e Formave.

Medalistët e artë:
🥇 Sara Kraja 
🥇 Bledar Kasmi 
🥇 Medina Kanaqeviq 
🥇 Amra Dushku 
🥇 Hana Tivari 
Medalistët e argjendit:
🥈 Arta Ismailaga 
🥈 Dion Mustafa 
🥈 Vesa Dervishi 
Medalistët e bronzit:
🥉 Sumeja Bisha 
🥉 Enis Kurti 
🥉 Amella Nuti