Klubi i Karatesë “REI”: Garuesit kthehen me medalje nga Tivari

0

Klubi i karatesë “REI”  të shtunën me 07-11-2015 në Tivar mori pjesë në turneun ndërkombëtar, “Trofeu i Tivarit”.

KK “REI”  mori pjesë me dy garues, të cilët arritën të sjellin 1 medalje të artë dhe 1 medalje të argjendtë.

Ky është një sukses i madh duke marrë parasysh që morën pjesë vetëm dy garues.

Me medalje të artë u korurzua Admir Sella kurse me medalje të argjendtë Andrea Dragojeviq. Trajnerët i përgëzuan dhe u shprehen shumë të kënaqur me rezulltatet e arritura nga garuesit e tyre.