Klubi i futbollit Otrant me pronar nga Koreja?

0

Sipas një  lajmi të  përcjellur nga Sporti i Ulqinit duket se pronar i ri i klubit të  futbollit Otrant – Olimpik do të  jetë  një  afarist nga Koreja e Jugut.

Mbrëmë  në  sallën e vogël të  komunës është  mbajtur një  mbledhje në  mes kryesisë  së  klubit dhe lojtarëve nga Ulqini.

Sipas informatave, klubi do të  ketë 18 lojtarë  nga Ulqini kurse 6 do të  jenë  nga Koreja. Qëllimet e proklamuara do të  jenë  dalja e klubit në  kategorinë  e dyte e pas disa viteve edhe në  kategorinë  e parë .

Për trajner të  ekipit të parë  është zgjedhur Xhemi Kapllanbegu, të pionerëve Halil Dali Truma, kurse të  fatosave Nikolla Vukosllavceviq.

Falenderimet për këtë  aranzhim i shkojnë  Skender Rexhës i cili bë ri të mundur një  marrëveshje të  tillë , thuhet në komunikatë.