KKSH: Vizitë institucioneve të Kosovës dhe takim me studenta

0

Një delegacioni i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, i kryesuar nga kryetari Genci Nimanbegu, me 16 dhe 17 qershor 2015 , zhvilluan takime me përfaqësues të disa institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të kësaj vizite delegacioni i Këshillit Kombëtar zhvilloj takime në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtinasi dhe në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar fillimishtë zhvilluan një takim edhe me studentët shqiptar nga Mali i Zi të cilët studiojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në takimin me studentët është diskutuar në përgjithsi për çështje që i shqetësojnë studentet shqiptarë nga Mali i Zi, vështirësit me të cilat janë ballafaquar gjatë procesit të aplikimeve për t’u regjistruar në universitet, shfrytëzimi i bursave nga studentët e dalluar, vonesat e theksuara gjatë procesit të njohjes së diplomave pas përfundimit të studimeve etj. Vemendje të veçantë i është kushtuar proceduarve të regjistrimeve për aplikantet fillestar, për numrin e kuotave dhe shpërndarjen në programe të ndryshme të studimit, për aplikantët shqiptar nga Mali i Zi.

Delegacioni i KKSH-së në takimin që zhvilluan në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u pritën nga rektori, Ramadan Zejnullahun. Kryetari Nimanbegu filimishtë e informoj rektorin Zejnullahu në përgjithësi për situaten e shqiptarëve në Malin e Zi.

Është diskutua për  çështjen e regjistrimit të kandidatëve për student nga Mali i Zi, për vitin akademik 2015/2016, për procedurat, për numrin e kuotave, për numrin e kandidatëve nga Mali i Zi, për mundësinë e rritjes së kuotave dhe shpërndarjen në programe të ndryshme studim, duke i marrë parasyshë edhe aspiratat e kandidatëve, për çka Këshilli Kombëtar ka realizuar një anketim me maturantët shqiptar në Mal të Zi.

Në takim është rënë dakort që ndërmjet Këshillit Kombëtar dhe Rektoratit të UP “Hasan Prishtina” të vendosen mardhënie bashkpunimi ndërinstitucionale me qëllim informimin dhe asistimin e kandidatëve për student nga Mali i Zi që do të aplikojnë të studiojnë në UP “Hasan Prishtina”.

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar Bujar Hasangjekaj e informoj rektorin Zejnullahu për çështjen e kandidatëve për studentë nga Plava, Gucia dhe Rozhaja, të cilët për shkak distancave të largëta me qendrat tjera shqiptare dhe të mungesës së infrastrukturës rrugore,  si të vetmin destiacion për vazhdimin e studimeve të larta e kanë Kosovën, kryesishtë Prishtinën, dhe në qoftë se nuk ju mundësohet vazhdimi i studimeve, ata janë të detyruar të mbeten pa arsimim të lartë. Për këtë nënkryetari Hasangjekaj i parashtroj rektorit Zejnullahu, që të merret parasyshë edhe ky fakt, për regjistrimin e kandidatëve nga këto zona.

Në përfundim të takimit është rënë dakort që të vazhdohen komunikimet dhe takimet në nivel institucional ndërmjet Këshillit Kombëtar dhe Rektoratit të UP “Hasan Prishtina” gjatë procesit të aplikimeve dhe regjistrimeve të studentëve. Gjithashtu është propozuar që të vazhdohet bashkpunimi edhe për projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, delegacioni i Këshillit Kombëtar u pritë nga ministri Arsim Bajrami me bashkëpunëtor. Kryetari i Këshillit Kombëtar Genci Nimanbegu, fillimishtë e informoj ministrin Bajrami për situatën e arsimit shqip në Malin e Zi, për numrin e shkollave në të cilat mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, për numrin e nxënsave shqiptar, për kushtet në shkolla, për mjetet didaktike etj.

Kryetari Nimanbegu, u shpreh se ndër të tjera qëllimi i këtij takimi është vendosja e bashkpunimit ndërinstitucional ndërmjet KKSH-së dhe MASHT-it. z. Nimanbegu e njohu ministrin z. Bajrami edhe me punën e Këshillit Kombëtar për çështjen e arsimit shqip në Malin e Zi dhe arritjet e deritanishme.

Në takim gjithashtu është diskutuar për çështjen e kuotave dhe regjistrimeve në universitetet publike të kandidatëve shqiptar nga Mali i Zi. Në takim është parashtruar kërkesa që kandidatët të cilët do të aplikojnë për të ndjekur studimet në universitetet publike të Kosovës për vitin akademik 2015/2016, sipas mundësisë të rriten kuotat dhe të bëhet shpërndarja e kuotave  mundësisht çdo program të studimit. Për këtë çështje Këshilli Kombëtar ka realizuar anketim me maturantet shqiptar në Malin e Zi dhe posedon rezultatet e preferencave të cilat do të i’a përcjellë Ministrisë.

Në fjalën e tijë Ministri Bajrami, premtoi se me vemendje të veçantë do të përcjellë çdo shqetësim që kanë shqiptarët në Malin e Zi, sa i takon arsimimit shqip, dhe se në takimet bilaterale që do të ketë me homologun e tij malazias do t’i paraqes për zgjidhje.

Ministri Bajrami premtoj se Qeveria e Kosovës gjegjësishtë ministria që ai drejton është e gatshme që të furnizoj me mjete të nevojshme didaktike nxënësit shqiptar në Malin e Zi, si psh: lektyrat shkollore,libra parashkollorë, fletore pune, harta etj.

Çështje tjetër që është diskutuar në takim me Ministrin, ishte edhe problematika e mosnjohjes së maturës shtetrore (notës-pikëve) të kandidatëve për studentë nga Mali i Zi, të cilët i nënshtrrohen provimeve pranuese, për shkak të mënyrës së ndryshme të sistemit të vlersimit në Kosovë dhe në Malin e Zi (Në Kosovë matura shtetrore vlerësohet me pikë, ndërsa në Mal të Zi me notë), për këtë çështje u propozua që të bëhet ekuivalentimi i sistemit me notë me atë të pikëve.

Për këtë çështje ministri Bajrami u zotua se do të angazhojë këshilltarët e tij, që të gjindet një mënyrë, që kjo çështje të zgjidhet sa më parë.

Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar në takimin që zhvilluan në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës u takuan me ministrin Kujtim Shala.

Ndërmjet kryetarit Nimanbegu dhe  ministrit Shala u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit kulturor ndërmjet institucioneve kulturore të Kosovës dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi. Kryetarit Nimanbegu dhe Ministri Shala  u dakorduan për nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe intensifikimin e marrëdhënieve kulturore mes Kosovës dhe shqiptarëve të Malit të Zi.

Ministri Shala shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve dhe po ashtu me institucionet shtetërore, në funksion të përmirësimit të jetës kulturore të shqiptarëve të Malit të Zi.

Me propozim të kryetarit Nimanbegu ministri Shala u dakordua që të ndihmojë aktivitet kulturore të shqiptarëve në Malin e Zi, me përfshirjen e grupeve artistike e kulturore nga Republika e Kosovës. Pas realizimit të Kalendarit të Përbashkët Kulturor me Ministrinë e Kulturës të Republikës së Shqipërisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, ne bashkëpunimin me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në MZ, do të përpiqet të ndihmojë në dinamizmin e jetës kulturore ndërnacionale, me qëllim të njohjes, afrimit dhe promovimit sa më të gjithanshëm dhe sa me cilësor të kulturës shqiptare.

 

KKSH2