KKSH uron besimtarët me rastin e festës së Bajramit

0

Të dashur bashkëkombës,

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron festën e Bajramit të Madh, të gjithë besimtarëve të fesë islame.

Pas muajit të Ramazanit, muaj që simbolizon sakrificën, bindjen, përkushtimin dhe solidaritetin njerëzor, për të gjithë të përkushtuarit ndaj urdhërit të Zotit, vjen si shpërblim festa e Bajramit të Madh, me veçoritë e veta si: vizita të ndërsjellta, urime e përshëndetje ndërmjet të afërmve, miqëve, shokëve e bashkëkombësve.

Shqiptarët janë të bekuar nga Zoti, sepse momentet e festave fetare i shndërrojnë edhe në festa kombëtare. Në raste të tilla, shqiptarët, pa dallim të përkatësisë fetare e krahinore, urojnë, përshëndesin, vizitojnë dhe i gjinden më pranë njëri-tjetrit, kjo na ka shërbyer për të ruajtur unitetin dhe identitetin tonë kombëtar.

Besimitarë kudo që ndodheni, uroj që të kaloni sa më mirë festën e Bajramit, me shëndet, harmoni, dashuri e begati për të gjithë Ju.

Zoti i bekoftë familjet Tuaja, zoti e bekoftë kombin shqiptar.

Urime !

Kryetari

Faik Nika