KKSH: U zgjodhen kryetarët e komisioneve

0

Sot u mbajt vazhdimi i mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve ku u zgjodhën dy nënkryetarët, Pal Dreshaj dhe Bujar Hasangjekaj.

Poashtu u zgjodhen edhe kryetaret e komisioneve.

Kryetar i komisionit për cështje juridike u zgjodh Gjergj Camaj, i komisionit për bashkëpunim me Shqipërinë, Kosoven dhe shqiptarët në vendet e tjera Fuad Haxhibeti, i komisionit për arsim dhe përdorim zyrtar të gjuhës shqipe Ismet Kallaba, i komisionit për kulturë, informim dhe sport Cano Lazoja.

Në krye të komisionit për ekonomi dhe financa do të jetë Arian Murati, i atij për cështje programore Amir Hollaj, ndërsa i komisionit për rregullim hapsinor dhe mbrojtje të mjedisit Shpetim Maraj.

kksh kksh1