KKSH: Takim pune në Luginën e Preshevës

0

KUMTESË PËR OPINION

Të premten, më datë 15.02.2019,  kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi z. Faik Nika, nënkryetari z. Iber Hoti dhe anëtari i Këshillit z. Tahir Tahiri, zhvilluan takim pune me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi z. Ragmi Mustafën dhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi u mbajt në Luginë të Preshevës, ku u diskutuan mundësitë e koordinimit të aktiviteteve të dy institucioneve në fjalë. Theks i veçantë u tregua për kërkesat e Këshillit drejtuar Tiranës dhe Prishtinës zyrtare në lidhje me çeshtjet e arsimit, kulturës, medias, ruajtjes dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, përfaqësimit proporcional të shqiptarëve  institucione dhe për mundësitë e investimeve dhe zhvillimit ekonomik në dy vendet respektive ku jetojnë shqiptarët autokton. 

Gjatë kësaj vizite, kryetari Nika dhe bashkëpunëtorët e tij u takuan edhe me disa nga përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Luginë të Preshevës, me të cilët  diskutuan për gjendjen dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi dhe ata në Serbi.

Shërbimi për informim