KKSH: Njoftim për studenta. Universiteti i Prishtinës shpall konkursin plotësues

0

Konkursi plotësues (afati i dytë) për kandidatët të cilët duan të aplikojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka shpallur konkursin plotësues (II) për pranimin e kandidatëve në vitin e parë të  studimeve themelore bachelor, në vitin akademik 2015/2016.

Për të gjithë të interesuarit, paraqitja e dokumentacionit zgjat nga data 03.09. deri më datën 17.09.2015.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:

– Certifikata e lindjes (origjinale)

– Dëftesat e  shkollës së mesme (origjinale, dublikatë ose të noterizuara)

– Diploma e kryerjes së shkollës së mesme (origjinale, dublikatë ose të noterizuar)

– Kopja e letërnjoftimit

– Fletëparaqitja  ( e cila shkarkohet gjatë aplikimit online nga faqja:  http://apliko.uni-pr.edu )

– Pagesa prej 2.5 Euro (forma e pagesës shkarkohet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë)

– Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit

 

Kandidatët do t’i nënshtrohen edhe provimit pranues, i cili do të mbahet më 18 dhe 19 shtator 2015, pranë fakultetit përkatës sipas orareve të caktuar.

Për informacione më të hollësishme rreth afatit të aplikimit, provimit pranues, procedurave të tjera dhe kuotave për kandidatët nga Mali i Zi, mund të mësoni duke klikuar këtu:

http://www.uni-pr.edu/Shpallje/Konkurse-(1)/Konkurs-plotesues-per-pranimin-e-studenteve-ne-(1).asp