KKSH: Mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit

0

28 Nëntori – Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, është festa që shqiptarët i bën një. Andaj është e udhës që për këtë datë të rëndësishme kombëtare, të tubohemi të gjithë për ta shenjuar në gji të flamurit të Skënderbeut, duke udhëtuar në retrospektivë, duke kujtuar personalitetet dhe veprat e tyre, të cilat kanë bërë që ne sot të gëzojmë gjuhën, flamurin, shtetin dhe identitetin e pacenuar.

Gjatë të kaluarës së vështirë, shqiptarët arritën që denjësisht të mbrojnë kombin e tyre dhe gjakun e ilirëve jetik. Ne jemi ndër popujt e rallë, autokton, që jetojmë të grimcuar në shtete rreth e qark shtetit amë, jemi popull shembull kur bëhet fjalë për tolerancën ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak.

Shfrytëzoj rastin që, në emrin tim personal dhe në atë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, t’i përcjell çdo shqiptari urimet më të përzemërta me rastin e 103 vjetorit tëPavarësisë, Ditës së Flamurit, me dëshirën që të jetojmë përherë të bashkuar, në harmoni me njëri tjetrin, duke kujtuar me krenaritë kaluarën, duke mbrojtur të tashmen, dhe duke ndihmuar të ardhmen.

Uroj që urat lidhëse të krijuara midis shqiptarëve të trevave të ndryshme, të bëhen më të numërta dhe të kosmopolitenizohen, ashtu siç është bërë tradicionale Maratona e Pavarësisë Ulqin – Shkodër, e cila bashkon të gjithë popujt vullnetmirë.

Urime!