KKSH: Hapet zyra koordinuese për Plavë dhe Guci

0

  Kumtesë për Opinion

Sot me datë 11.12.2015 Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi hapi zyrën koordinuese në Plavë.

Në ceremoninë e hapjes, morën pjesë kryetari z. Genci Nimanbegu, nënkryetari z. Bujar Hasangjekaj, anëtarët e Këshillit nga Plava dhe Gucia, përfaqësues të partive politike shqiptare, përfaqësues të shoqatave kulturore etj.

Ky aktivitet realizohet në përputhje me objektivat dhe obligimet e Këshillit Kombëtar në mbështetje të komunitetit shqiptar në Plavë dhe Guci.

Zyra koordinuese e KKSH-së në Plavë do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptar në ato treva dhe do të shërbej si pikë referimi për paraqitjen e shqetësimeve me të cilat ata ballafaqohen.

Shërbimi për informim i KKSH-së