KKSH: GËZUAR 7 MARSIN – DITËN E MËSUESIT

0

7 Marsi simbolizon fillimin e shkollës shqipe dhe përpjekjet e pareshtura të popullit shqiptar për t’u arsimuar në gjuhën amtare. 

Kjo ditë na përkujton sakrificën e shumë brezave të mësuesve patriotë, dritën që ata rrezatuan dhe dijen që përçuan.  

Për ne shqiptarët në trevat autoktone në Malin e Zi arsimi shqip është shtyllë e ruajtjes së identitetit tonë kombëtar. 

Misioni i shenjtë i arsimit kërkon sot mësues të përgatitur profesionalisht dhe me vlera të larta morale për t’u përballur me sfidat e arsimit bashkëkohor. 

Në këtë ditë të shënuar për arsimin shqip, të gjithë mësuesve, në pension dhe atyre aktivë, në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ju uroj festën e 7 Marsit – Ditën e Mësuesit. 

 

 

Kryetari,

Faik Nika