KKSH: 7 Marsi këtë vit festohet në Dacaj të Rozhajës

0

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi do të shënojë edhe sivjet 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, këtë datë të rëndësishme për arsimin shqip. Duke synuar praninë në çdo trevë ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi dhe në çdo shkollë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, Komisioni për Arsim dhe Përdorimin Zyrtar të Gjuhës Shqipe i KKSH-së ka vendosur që manifestimi i sivjetshëm të zhvillohet në Shkollën fillore në Dacaj, të vetmin institucion arsimor në gjuhën shqipe në Komunën e Rozhajës.

Përpos ceremonisë së shënimit të Ditës së Mësuesit, me këtë rast KKSH do të dhurojë lektyra shkollore për Bibliotekën e Shkollës fillore në Dacaj, si dhe Abetaren mbarëkombëtare për nxënësit e kësaj shkolle. Manifestimi, i cili organizohet organizohet në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, do të mbahet të hënën, më 7 mars , në orën 12.00.