KK “Ulqini” vazhdon të jetë krah për krah në mesin e pesë klubeve më të mirë

0

Në Podgoricë, më 13 nëntor 2016 u mbajt dita e parë në kata e Kampionatit të Malit të Zi në Karate për Kadetë, Juniorë dhe U21 Seniorë të Rinj, kurse dita e dytë në luftëra u mbajt në Budvë, më 19.11.2016, në të cilët mori pjesë edhe Klubi i Karatesë “Ulqini”.
Si në çdo kampionat vazhdojmë të renditemi në mesin e pesë klubeve më të mirë nga 21 klube pjesëmarrëse.

Garuesit e Klubit të karatesë “Ulqini” u kurorëzuan me 10 medalje: 3 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 5 të bronzta, pra nga radhët e klubit u shpallën 2 kampionë në kategorinë individuale për seniore të reja, 1 ekip kampion për seniore të reja, 2 nënkampionë në luftëra individuale, 2 medalje të bronzta në luftëra individuale, medalje të bronzta për ekipin e kadetëve dhe juniorëve në kata të cilët punojnë së bashku, si dhe medalje të bronzta për ekipin e kadetëve në luftëra dhe ekipin e juniorëve në luftëra.                                                                                                                                                                                  Kampione të dyfishta të Malit të Zi për seniore të reja  U21 u shpallën Antigona Rama dhe Venesa Nuhi, të cilat ishin  të pa konkurencë në kategoritë e tyre individuale, si dhe atë ekipore në luftëra. Antigona Rama u shpall kampione në kategorinë +68 kg dhe në luftëra ekipore, ndërsa dhe Venesa Nuhi u shpall kampione në kategorinë -55kg dhe në luftëra ekipore.

Nënkampion u shpall Adnan Kuqi në luftëra individuale për juniorë në kategorinë +76kg dhe Diellëza Rama në kategorinë +54kg për kadete luftëra individuale.

Me medalje të bronztë në luftëra inviduale u kurorëzuan Edin Kraja -75kg senior i ri U21 dhe Ronald Jacoviq -63kg kadet. Ekipi i juniorëve dhe kadetëve në luftëra ekipore u kurorëzuan me medaljen e bronztë: ekipi i juniorëve në përbërje me Marko Daboviq dhe Adnan Kuqi, ndërsa ekipi i kadetëve ishte në përbërje Mensur Ceka, Albert Rudoviq dhe Ronald Jacoviq. Ekipi i kadetëve dhe juniorëve në kata ekipore në përbërje nga Elvir Islami, Ronald Jacoviq dhe Marko Daboviq u kurorëzuan me medaljen e bronztë.

Nga këta garues, gjashtë prej tyre u kualifikuan për në Kampionatin Ballkanik, i cili do të mbahet 09-11.12.2016 në Sarajevë, por pjesëmarrja e tyre varet krejt nga mundësitë financiare.
Udhëheqësia dhe trajnerët e klubit shpresojnë që do të hasin në mirëkuptim tek sponsorët që t’u mundësohet këtyre garuesve pjesëmarrja në Kampionatin Ballkanik.

Shërbimi informativ i Klubit të Karatesë “Ulqini”