KK: Aprovohet vendimi për hipotekë

0

Në vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Ulqinit, u aprovua vendimi për dhënien e hipotekës me 18 vota pro dhe 1 të përmbajtur.

Hipoteka jepet për kredinë e cila do të merret nga Atlas Banka për shlyerjen e borxhit të pagave për punonjësit e Komunës dhe ndërmarrjeve të themeluara prej saj.

Kuvendi vazhdon me shqyrtimin e pikës së dytë të rendit të ditës, që ka të bëjë me hapjen e tenderit për shitjen e tokës ndërtimore në Pinjesh.