Kisha në Rumi: Politikanët kërkojnë sqarime, ministri bën të paditurin

0

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimambegu, që prej datës 13 tetor ka kërkuar nga ministri i zhvillimit të qëndrueshëm Pavle Raduloviq, sqarime për masat e marra ndaj betonizimit të kishës serbe në Rumi.

Në vend të dhënies së informacioneve se cfar planifikohet të bëhet në këtë drejtim, ministri ka vendosur të bëjë sikur në Rumi nuk ka ndërtime, edhe pse Nimanbegu i ka dërguar edhe fotografitë si prova.

Kjo sjellje e ministrit tregon qartë politikën mbizotëruese ndaj shqiptarëve te partitë malazeze, pa marrë parasysh a jane pozitë apo opozitë.

Kundër këtyre ndërtimeve kanë reaguar edhe politikanë të tjerë (per cudi pas shkrimit ne portalin tone) si Mehmet Bardhi dhe Nik Gjeloshaj, por asnje parti qytetare të cilave krajanët u kanë dhënë shumicën e votave.