Kisha në Rumi betonizohet. Politika dhe institucionet heshtin

0

Ashtu sic edhe u paralajmerua më heret, punimet në kishën serbe në Rumi janë duke vazhduar pa kurrfarë pengese, kësaj radhe në betonizimin e konstruktit të saj prej llamarine.

Për këtë cështje deri tani ka reaguar vetëm shoqata “Kraja”, kurse subjektet politike, institucionet shtetërore dhe Bashkësia lokale as nuk kanë denjuar të dalin me ndonjë deklaratë.

Ne Komunën e Tivarit shumicën e përbëjnë partitë që janë në pushtetin qendror, por pa ato shqiptare, pasi krajanët në zgjedhjet e kaluara votuan mbi 60% për partitë malazeze.