Kino Bahcja: Prokuroria kërkon informata nga Gjeka

0

Në lidhje me dhënien me qira të Kino Bahces në Ranë, ku si pasojë prej vitit 2006 e deri më sot punon si klub nate, prokuroria do të kërkojë informata edhe nga kryetari Fatmir Gjeka, shkruan “Vijesti”.

Për këtë cështje drejtori i Qendrës për Kulturë Nail Draga, është dënuar një vit me kusht për shkelje të procedurës së tenderit gjatë dhënies së objektit me qira.

Kjo gazetë shkruan se nga prokuroria kanë kërkuar numrin e lëndës së procesuar, por kjo vështirë të jetë e vetmja arsye, pasi për atë lëndë tashmë gjykata e ka dhënë vendimin.

Nuk përjashtohet mundësia që prokuroria të jetë e interesuar edhe për detaje tjera të lidhura me Kino Bahcen, të cilët akoma nuk kanë pasur epilog në gjykatë.