Kino Bahçja: Komisioni sjell vendime të kundërta për dy raste të njëjta

0

Komisioni për ankesa anulloi vendimin e Komisionit për Kthim të Pronës  dhe Kompensimit nga Tivari, sipas të cilit trashëgimtarëve të familjes Millosheviq u kthehej prona në Plazh të Vogël në një pjesë të së cilës ndodhet edhe Kino Bahçja, bëri të njohur për portalin tonë Sekretari për mbrojtje të pasurisë Gzim Haxhibeti.

Komisioni mori vendim që lënda të kthehej përsëri në procedurë fillestare.

Në arsyetimin e vendimit, Komisioni p;r ankesa deklaron se gjatë procedurës është vërtetuar se në vitin 2007 aty ndodheshin objekte që përdoreshin për aktivitete kulturore, çka duket qartë edhe nga vërtetimi i lëshuar atë vit nga Sekretariatit për urbanizëm i Komunës së Ulqinit, dhe që tregon se organi parësor nuk ka vepruar sipas fakteve të dëshmuara.

Paradoksale në gjithë këtë është se ky komision ka sjellur vendim të kundërt për kthimin e pronës familjes Zuber, e cila poashtu ndodhet në një pjesë të Kino Bahçes. Edhe për këtë të fundit Sekretariati për urbanizëm i Komunës së Ulqinit në vitin 2007 dorëzoi vërtetim të njëjtë si në rastin e familjes Millosheviq, por komisioni e vlerësoi se objekti nuk përdoret për aktivitete kulturore.

Ky vendim më vonë u miratua edhe nga instancat e larta gjygjsore të Malit të Zi.

Këto vendime të kundërta të Komisionit për Kthimin e Pronës dhe Kompensim , për dy çështje komplet të njëjta, tregojnë se ky organ është kryekëput nën ndikime që nuk kanë të bëjnë fare me ligjin dhe të drejtën në përgjithësi.