Këtë muaj debati për statusin e komunës së Tuzit

0

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën do të debatohet për statusin e ardhshëm të Komunës urbane të Tuzit do të mbahet në javën e ardhshme.

Gazeta “Pobjeda”,  njofton se për modelin sipas të cilit Tuzi do të jetë komunë në kuadër të kryeqytetit me territor , buxhet dhe kompetenca të veta , ka shumicën e duhur në Kuvend pasi përkrahje këtyre propozim ligjeve më parë u kanë dhënë PDS , Partia social demokratike, Partia Boshnjake, Social demokratët, Iniciativa qytetare, dhe pritet përkrahja edhe e Malit të Zi Pozitiv.

Deputeti i PDS,  Nikollë Gegaj,  ka theksuar se debati  për këto ligje të cilët definojnë pozitën e re të Komunës urbane të Tuzit do të mbahet në kuadër të kësaj seance kuvendore , e cila është në vazhdim.