Këshilltari i Forcës: Kriporen ta menaxhojë Komuna e Ulqinit

0

Nga Sabri Salaj

Dhënia në mënaxhim e Kriporës, Parkut Kombëtare dëshmon edhe njëherë se Komuna e Ulqinit më ndërmarrjet e veta është thjesht spektator në këto procese nëpër të cilët po kalon menaxhimi i aseteve kombëtare dhe qytetare të Komunës së Ulqinit.
Senzibilizimi i çeshtjes së Kriporës nga shoqëritë civile , organizatat joqeveritare dhe lobimit të disa përfaqësive diplomatike në Mal të Zi , Kriporja propozohet që të mbesë zonë e mbrojtur më qëllim që të vuhet në funksion të turizmit si dhe të ruhet nga betonizimi dhe devastimi i saj .
Komuna e Ulqinit duhet të vazhdojë lobimin të përfaqësitë diplomatike që Kriporja të menaxhohet nëpërmjet NP.Për mbrojtjen , ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave dhe Organizatës Turistike , si potencial i rendësishëm i Komunës së Ulqinit.
Nëse partitë politike shqiptare dhe Komuna e Ulqinit lejojnë që Kriporja e Ulqinit të menaxhohet nga Parku Kombëtar duke anashkaluar institucionet vendore në të cilën bënë pjesë Kriporja atëherë të njëjtën logjikë do kenë të gjitha çeshtjet si Kriporja , Valdanosi , Shasi… të gjitha do kenë fatin si e ka vija detare më menaxhimin nga të Mirat Detare.
Nesë kërkoni decentralizim atëherë paraprinu proceseve nësë kërkoni plaqkitje asetevë kombëtare dhe qytetare të Komunës së Ulqinit atëherë vazhdoni përkrahni politikat njëjtë siç ka ndodh më privatizimet në Komunë të Ulqinit, sepse edhe ato dikush i ka përkrah!
Kush ju jep drejtë më qenë të lodhur në emër të këtij populli , nëse jeni të lodhur shkoni në pension atëherë keni kohë për pushim!!!