Këshilli për Media: Nexhat Lajka zgjidhet anëtar i këshillit drejtues

0

Në asamblenë e Këshillit të Mediave për vetrregullim, që u mbajt me 23 dhjetor, njëzëri u aprovua raporti financiar për vitin 2013 si dhe Rregullorja e punës së komisionit për ankesa.

Grupi monitorues i Keshillit për Media vitin e kaluar regjistroi 138 shkelje të kodeksit të gazetarisë, ku shumica i takonin shkeljes së principit të saktësisë.

U sugjerua që Keshilli të bëjë edhe monitorimin e emisioneve informative të kanaleve televizive në Mal të Zi, gjë për të cilën duhen mjete financiare dhe teknike që Keshilli Mediatik nuk i ka në dispozicion.

U ra dakord që më këtë projekt të konkurohet për mjete nga qeveria por edhe nga donatorët e huaj.

Për anëtarë të rinj të keshillit drejtues, njëzëri u zgjodhën Sonja Drobac nga Prva TV, dhe Nexhat Lajka nga TV Teuta.