Kërkohet dorëheqja e Nrekic dhe Vlahovic nga 60 anëtarë të PDS-së!

0

Mbledhja e Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin do të mbahet të enjten dhe pritet që të flitet për ndërrimin e Kryetarit të këtij trupi organizativ, Ljoro Nrekic, si dhe për kërkesën e liderit të partisë Djukanovic për të ndërruar Sanja Vlahovic-in nga funksioni i Koordinatorit të Kryesisë për komunën e Ulqinit, shkruan gazeta Dan.

Kjo mledhje do të mbahet si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit brenda PDS-së gjatë dy muajve të fundit. Të dy kampet pretendojnë se kanë shumicën në Këshill Komunal, i cili zyrtarisht ka rreth 200 anëtarë.

Anëtarët e pakënaqur të PDS-së në Ulqin, të udhëhequr nga Muhamed Spuzha, konsiderojnë se përgjegjës për numrin e madh të të papunëve nga radhët e anëtarëve janë Ljoro Nrekic, Sanja Vlahovic dhe Goran Jevric. I akuzojnë si fajtorë për faktin se PDS nuk është pjesë e pushtetit lokal në Ulqin, edhepse në zgjedhjet e janarit të këtij viti kanë fituar më së shumti këshilltarë në Kuvendin Komunal.