Kënga shqiptare arrin sukses të jashtëzakonshëm.Mbi 100 milion klikime në YouTube! (video)

0

Një bashkëpunim i këngëtares së njohur vlonjate Silva Gunbardhi me Mandin dhe këngëtarin e muzikës rep Dafin, ka rezultuar në një sukses të jashtëzakonshëm për muzikën shqiptare.

Kënga e tyre “Të ka lali shpirt”, para pak ditëve ka arritur 100 milion klikime në rrjetin e famshëm të videove YouTube. Aktualisht ajo ndodhet në 102.412.644 klikime, cka përbën një shifër fantastike dhe rekord absolut për një këngë në gjuhën shqipe.

Me suksesin e këngës kanë ngelur të habitur edhe vetë autorët, të cilët sic tha vetë Silva në një intervistë, vinin baste nëse kënga do të arrijë 5 milion klikime apo jo.

Kjo këngë ka pasur një sukses të habitshëm në tregun turk, cka edhe dukshëm ka ndikuar në shikimet në YouTube.