Katerkollë: U mbajt “Dita e shegës”

0

Nën organizimin e Biznis Klub Ana Malit, Komunës së Ulqinit dhe Organizatës Turistike, sot në Katërkollë u mbajt manifestimi tradicional “Dita e shegës”.

Fatkeqsisht, kushtet atmosferike ndikuan që prezantuesit e prodhimeve vendase të mos jenë në numrin e viteve të kaluara, por manifestimi ishte në nivel të lartë dhe të pranishmit patën mundësi që të ndiqnin edhe  programin kulturoro-artisitk.

“Dita e Shegës” organizohet për të katërtin vit rradhazi dhe shumë prodhues të kësaj ane këtë ditë e shfrytëzojnë për prezantimin e  produkteteve vendase të njohura për vecantinë dhe cilësinë e tyre.