Katedralja katolike në Tivar do të përurohet në fillim të gushtit

0

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, vizitoi sot edhe dioqezën e Tivarit ku u prit nga ipeshku imzot Zef Gashi.

“Vizita e presidentit të Shqipërisë në Mal të Zi dhe Tivar kontribuon në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe mirkuptimin në mes njerëzve.” , tha imzot Gashi.

Ai me këtë rast njoftoi se katedralja katolike në qendër të Tivarit do të hapet në fillim të gushtit.

Dioqeza e Tivarit është institucioni më i vjetar fetar në Mal të Zi. Sivjet bëhen 925 vjet nga themelimi i saj. Ky përvjetor dhe përurimi i katedrales janë edhe arsyet e vizitës së presidentit Nishani, çka përbën një nder të posaçëm për ne.” , tha në mes tjerash imzot Zef Gashi.