Karisma Career Day organizohet me sukses të plotë

0

Sot në Sallën e Madhe të Kuvendit të Komunës të mbushur plot me të rinj dhe qytetarë u mbajt me sukses të plotë Karisma Career day, e organizuar nga Komuna e Ulqinit dhe kompania e mirënjohur hoteliere Karisma.

Udhëheqësit më të lartë të kompanisë shpalosën para të ftuarëve planet dhe synimet e tyre zhvillimore, si dhe planet për punësimet që ata duhet të bëjnë kur objektet do të hapin dyert e tyre. Prezent në këtë eveniment ishte edhe ministri i turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm Pavlle Raduloviq. Ndërkaq, nënkryetari i komunës Arian Murati, duke përshëndetur të pranishmit në emër të organizatorit tha se Karisma tek Komuna e Ulqinit mund të llogarisë në një partner të sinqertë dhe se Komuna përshendet nismën e Karismes që përparësi është duke i dhënë kompanive vendase tani gjatë renovimit të objekteve dhe llogarit që edhe gjatë punësimit përparësi do të kenë të rinjtë dhe të rejat e shkollura të Ulqinit.

Vlen të theksohet se interesimi tejet i madh i të pranishmëve edhe njeherë dëshmoi seriozitetin e kësaj kompanie e cila ka paralajmëruar që objektet e saja do ti hapë në muajin maj. Të gjithë të interesuarit të cilët sot dhe në ditët në vijim do të dorëzojnë biografitë e veta, do të ftohen së shpejti në intervistë.

Nga arsye të pakuptueshme, tërë organizimi i Career Day në kontinuitet është përcjellur me dezinformim dhe sabotim nga ana e portalit UL-INFO, i cili qytetarët i informonte që gjoja ka ardh deri te shtyrja e organizimit për te hënën me 5 shkurt, duke mos cituar burimin e informacionit e as autorin e tekstit.