Karisma Career Day në Ulqin. Mundësi e punësimit për 200 persona

0

Komuna e Ulqinit dhe kompania hoteleriere Karisma Hotels Adriatic Montenegro do të organizojnë Career Day në Ulqin për të gjithë të qytetarët e Ulqit të cilët dëshirojnë të punësohen në këtë kompani me renome botëror. Karisma Career Day do të mbahet më 2 shkurt 2018 në sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Ulqinit, në orën 10:00.

Siç është kumtuar më heret nga Karisma Hotels Adriatic Montenegro, për fazën e pare Holiday Village Montenegro në Plazhin e Madh, me kapacitet 257 dhoma, kjo kompani ka nevojë për rreth 200 të punësuar të profileve të ndryeshme. Sipas fjalëve të përfaqësuesve të kësaj kompanie të gjitha pozicionet e punës janë të hapura nga ato fillestare deri tek ato udhëheqëse. Është interesant të përmendet që për shumicën e profileve nuk kërkohet përvojë pune sepse do të organizohen trainime në ambijentet e vetë kompanisë. Prezantimi do të jetë intereraktiv, ku qytetarëve të interesuar do t’i prezantohen informatat lidhur me kërkesën për punësim, profilet e duhura, niveli i arsimit, kohëzgjatja e kontratës se punës, mundësitë për trainim, kushtet financiare dhe të dhënat të tjera në mënyrë që qytetarët të informohen mirë dhe te parashtrojne pyetje. Poashtu, qytetarët do të kenë mundësi të dorëzojnë CV e tyre.

Karisma Hotels Adriatic Montenegro është njëra nga grupacionet hoteliere me rritje më te shpejtë në rajon. Fuqia e brendit të Karismës përmbahet në kualitetin e më shumë se 10.000 të punësuarëve në 7 shtete te botës, përfshirë dhe Malin e Zi. Karisma është bartëse e çmimit prestigjoz për marrëdhëniet e punës “Great Place To Work”, ceftifikatë e cila ndahet nga trupi i cili i përcjell rrjedhat turistike në botë për më shumë se 40 vjet, me çgjë konfirmohet statusi i Karismës si një ndër punëdhësit kryesor në hotelieri dhe turizmën në nivelin global.