Karate: Seida Suma dhe Antigona Rama shpallen kampione mbarëkombëtare

0

Me moton “NJË KOMB, NJË GJUHË, NJË FLAMUR” në Tiranë, më 15 nëntor 2015 u mbajt Kampionati i 16të Mbarëkombëtar.
Garuesit e Klubit të karatesë “Ulqini” arritën një rezultat te shkëlqyer.

Seida Suma u shpall kampione e trefishtë në luftëra individuale seniore -68kg dhe luftëra dhe kata ekipore.

Antigona Rama u shpall kampione e dyfishtë në luftëra dhe kata ekipore dhe nënkampione në luftëra individuale seniore +68kg.

Edin Kraja u shpall nënkampion në kata ekipore dhe u kurorëzua me medalje të bronzta në luftëra ekipore dhe luftëra individuale senior -67kg.

Adnan Kuqi u shpall nënkampion për junior në kategorinë +76kg poashtu u kurorëzua edhe me dy medalje te bronzta ne luftëra dhe kata ekipore.