Karate Club REI, renditet ndër klubet më të mira në turneun ndërkombëtar “Ulqini Open 2017”

0

Me rastin e ditës së Ulqinit u mbajt turneu ndërkombëtarë “Ulqini Open 2017”.

Në këtë turne morën pjesë 716 garues , 52 klube nga 9 shtete dhe Federata e Karatesë së Kosovës.

Edhe këtë here klubi i karatesë REI u rendit ndër më të mirët në këtë turne, edhe pse mori pjesë me fillestarë , çka tregon që nga ky klub vazhdojnë të dalin talente të reja në sportin e karatesë që tashmë është bërë traditë në Ulqin.

Trajnerët Nail-Shilo Kurti dhe Gjovani Shkrela i urojnë garuesit e tyre pë rezultatet e arritura në këto gara dhe ndjehen të motivuar për të vazhduar tutje që këta talente të arrijnë majat e tyre në këtë sport, siç kanë bërë edhe me sportistë të tjerë.