Kanceri: Rastësi apo rezultat i veseve të këqija?

0

Razultatet e një studimi të paraqitur në revistën e njohur “Science”, tregojnë se dy të tretat e të gjithe kancerave vijnë si rezultat i rastësisë, pavarësisht nga stili i jetës i personit me sëmundje.

Gjithsesi, disa nga tipet me të shpeshta dhe më vdekjeprurës të kancerit vijnë si rezultat i veseve të këqija si ushqimi jo i mire, duhani, apo alkoholi.

Studimi tregon se disa tipe të kancerit zhvillohen më tepër se disa të tjerë për arsye të ndarjes më të shpeshtë të qelizave në organet përkatëse. Sa më tepër që qeliza ndahet aq më e madhe është mundësia që ajo të mutojë në qelizë kancerogjene. Por kjo nuk do të thote se stili i mire i jetës nuk ndihon në prandalimin e sëmundjes.

Kanceri i mushkërive është lloji me i shpeshtë pikerisht nga perdorimi i duhanit, dhe mos përdorimi i tij, edhe pse nuk do të thotë mbrojtje të sigurtë nga semundja, e ul dukshëm mundësine e paraqitjes së saj.

Poashtu kancerat si Glioblastoma (kanceri i trurit) apo ai i pankreasit kanë të njëjtën mundësi paraqitjeje pavarsisht nga stili i jetës, cka do të thote që fokusi në jetë të shëndetshme nuk do të ndihmonte në parandalimin e tyre.

 

Marre nga: http://www.bbc.com/news/health-30641833