Kaleziq: Nuk do të mbledhim mbeturinat nga Buna gjersa pronarët të mos paguajnë detyrimet

0

Drejtori i NP “Veprimtari komunale” Skender Kaleziqi tha se kjo ndërmarrje ka vendosur që nga 15 gushti të mos kryejë zbrazjen e kontejnerëve, gjegjësisht transportin e mbeturinave nga shtëpizat në bregun e lumit Buna. Arsye për këtë, siç thotë ai, është që pronarët e shtëpizave nuk kanë nënshkruar kontratat për transportin e mbeturinave me ndërmarrjen publike komunale, edhe pse sipas kontratës të cilën e kanë me NP “Të mirat detare” janë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë.

“Sipas nenit 7 të Kontratës për shfrytëzimin e të mirave detare, të nënshkruar në mes të kësaj ndërmarrje dhe shfrytëzuesve të objekteve të përkohshme në brigjet e lumit Buna, shfrytëzuesi është i detyruar që të nënshkruajë kontratën me ndërmarrjen publike komunale për transportin e mbeturinave dhe të sigurojë respektimin e dispozitave nga vepritaria komunale. Edhe pse sipas të njëjtit dokument mosrespektimi i këtij neni vlerësohet si shkelje e detyrimeve kontraktuese, përveç pronarëve të restoranteve, askush nga shfrytëzuesit e të mirave detare në territorinë e përmendur nuk ka nënshkruar kontratën me NP “Veprimtari komunale”, tha Kaleziqi.

Sipas pohimeve të tija, ndërmarrja publike komunale në kohë ka njoftuar NP “Të mirat detare” për këtë problem.

“Nga të mirat detare na kanë thënë se që në shkurt të këtij viti kanë informuar shfrytëzuesit e objekteve në zonën e të mirave detare për detyrimin e nënshkrimit të Kontratës me ndërmarrjen publike komunale për transportin e mbeturinave. Mirëpo, meqë vet informimi nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e çështjes, kam frikë që pagesa e detyrimeve për transportin e mbeturinave ka mbetur në vullnetin e qytetarëve që ta bëjnë ose jo. E këto ditë kishim mundësi të shohim në opinion se madje edhe ato që, të paktën, duhet të jenë shembull për të tjerët, në mënyrë arrogante i shmangen detyrimeve të përcaktuara me kontratë”, tha ai.

Dëmi të cilin ndërmarrja e ka nga ky problem, pohon ai, është pak më i vogël se 50.000 euro për dy vite, gjegjësisht për vitet 2016 dhe 2017.

“Për këtë problem, përveç Të mirave detare, kemi njoftuar edhe Komunën e Ulqinit, Policinë komunale, Drejtorinë për punë inspektuese, Inspeksionin ekologjik, madje edhe Ministrinë për rregullim hapësinor dhe turizëm. Janë mbajt edhe mbedhje në këtë temë. Madje kemi kërkuar edhe listën me të dhënat e shfrytëzuesve dhe nuk do të ndalemi gjersa ky problem të mos zgjidhet. Nuk do të lejojmë që barra e pagesës të bie mbi paguesit e rregullt të detyrimeve.

Ai edhe një herë kundërshtojë në mënyrë kategorike thëniet që çmimi i transportit të mbeturinave është rrit në mënyrë drastike.

“Çmimi është rrit për 8,5% dhe është në nivel me çmimet në komunat tjera bregdetare, e në disa raste edhe më i ulët. Rritja është drastike vetëm për ato që janë mësuar të mos paguajnë asnjë cent. Kam thënë më herët, do ta përsërisë edhe tani: çdo shfrytëzues i shërbimeve tona, çdo qytetarë, çdo amvisëri për ne ishte dhe do të jetë e njëjtë. Nuk do të lejojmë që të ketë të privilegjuar”, përfundoi Kaleziq.