Jehona Musliq, shqiptarja e parë në akademinë policore

1

Vajza shqiptare në strukturat policore nn Mal të Zi ka pasur edhe në të kaluarën, megjithse numri i tyre gjithmonë ka qenë mjerisht i vogël. Jo shumë më i mirë nuk ka qenë, e as nuk është , edhe numri i atyre meshkuj.

Përsa i përket akademisë policore në Danillovgrad, kjo është hera e parë që aty regjistrohet edhe një vajzë shqiptare.

Jehona Musliq nga Ulqini do të përfaqsojë gjininë e dobët, jo vetëm në luftën kundër krimit por edhe paragjykimeve të pashmangshme që përcjellin shoqërinë tonë.

Në një mjedis ku paragjykimet (herë me të drejtë e herë me të padrejtë) përcjellin edhe policët meshkuj, për një vajzë do të jetë edhe më e vështirë të përballet me sfidat e profesionit. Të jesh police, e sidomos edhe përfaqsuese e një populli pakicë, të vendos përpara përgjegjësive, dilemave, vështirësive e sfidave që jo gjithmonë janë të lidhura me profesionin.

Megjithatë, duhet të jemi të bindur se vajzat tona janë në gjendje të maten me secilen kolege të tyren, qoftë nga vendi, qoftë nga ato që i shohim në televizor.
Vetëm na duhet më shume besim në to.

Suksese!

1 Koment

Comments are closed.