Ivo Andriq: Shqipëria duhet coptuar

0

Nobelisti serb Ivo Andriq, në përiudhën para Luftës së II Botërore 1937-1939, kryente detyrën e zv.ministrit të punëve të jashtme. Në janar të vitit 1939 Jugoslavinë e vizitoi duka Galeako Cano, ministër i punëve të jashtme të Italisë së Musolinit, i cili me homologun e tij jugosllav Stojadinoviq diskutonin mjaft çështje me rëndësi për të dy vendet. Njëra nga këto ishte çështja e Shqipërisë.

Me kërkesë të këtij të fundit u përpilua edhe një referat zyrtar për çështjen e Shqipërisë, që do të përdorej për nevojat e mbrendshme të ministrisë. Në faqen e parë shkruhan: “Referati i z.Andriqit-30.1.1939”.

I pari që e publikoi këtë tekst ishte historiani kroat Bogdan Krizman në vitin 1977, me titull “Elaborati i Ivo Andriqit për Shqipërinë”.

Në përfundim të këtij referati thuhet:

 

“Marrja e Shkodrës në këtë rast mund të jetë me rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do të na mundësojë për të kryer veprat e mëdha hidroteknike dhe marrjen e tokës pjellore për ushqim të Malit të Zi . Shqipëria veriore brenda Jugosllavisë do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të transportit ndërmjet Serbisë dhe Detit Adriatik. Ndarja e Shqipërisë do ti hiqte pakicës në Kosovë një mbështetje të fortë, e cila në situatën e re , do të ishte më lehtë për tu asimiluar . Ne eventualisht do të merrnim një numër prej 200.000 deri 300.000 shqiptarë , por ata janë kryesisht katolikë , marrëdhëniet e të cilëve me muslimanët shqiptarë nuk kanë qenë kurrë të mira . Gjithashtu mund të konsiderohet edhe çështja e emigrimit të shqiptarëve muslimanë në Turqi , sepse në rrethanat e reja, nuk do të kishte veprim të fortë për ta parandaluar atë”.

Ky publikim shkaktoi polemikë në mes Krizman dhe kryetarit të shoqatës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Andriqit, Rodoljub Çolakoviq.

Si pasojë e kasaj polemike të gjatë ishte edhe kërkesa e shqiptarëve të Kosovës që veprat e Ivo Andriqit të hiqeshin nga planet mësimore.

 

/vijesti.me/