Itali, shqiptari-policëve: ‘Jam i ISIS do ju vras të gjithëve’,në pranga i riu

0

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Rimini pasi ka kërcënuar karabinierët dhe ka bërë propagandë për ISIS.
Sipas mediave italiane, 21-vjeçari shqiptar është ndaluar në banesën e mikut të tij që ndodhej në arrest shtëpie.I riu shqiptar kishte shkuar në banesën e shokut të tij për të rregulluar biçikletën edhe pse e dinte që ai nuk mund të pranonte vizita.
Kur policia i ka kërkuar dokumentet 21-vjeçari i është përgjigjur me thirrje në mbështetje të ISIS ndërkohë që në duar shtrëngonte një medaljon të shkruar në gjuhën arabe. “Jam i ISIS dhe do ju vras të gjithëve”, ka deklaruar shqiptari.
Më pasi shqiptari i është kundërvënë policëve italianë me një çelës anglez dhe ka plagosur lehtë njërin prej tyre.
Ndaj tij është lëshuar urdhri i arrestit me burg deri në pritje të procesit gjyqësor, i cili do të zhvillohet më datë 28 shtator 2016.