IPSOS: Gjysma e qytetarëve konsideron që Mali i Zi gjendet në rrugën e duhur; Ndër partitë shqiptare dominon Forca

0

Gati gjysma e qytetarëve të anketuar beson që Mali i Zi është në rrugën e duhur, gjë që rezulton nga hulumtimi që IPSOS realizoi gjatë muajit nëntor duke anketuar 1.032 qytetarë.
Në pyetjen e shtruar se a është shteti i Malit të Zi në rrugën e duhur, 40 përqind të të anketuarëve u përgjegj pozitivisht. Kjo paraqet një rritje prej 8 përqind, krahasuar me anketimet e mëparshme. Mendim të kundërt kanë 39 përqind, gjersa 12 përqind nuk ka një mendim të caktuar.
Një shumicë konsideruese ende përkrah hyrjen e Malit të Zi në BE, 68 përqind, 28 përqind janë kundër, dhe vetëm 4 përqind janë të pavendosur.
Opinjon tjetër dominon lidhur me anëtarësimin në NATO. Pro anëtarësimit në këtë Aleancë u shprehën 35 përqind, kurse 46 përqind ishin kundër.
Poqese do mbaheshin zgjedhjet të dielen, në votime do dilnin 66 përqind të qytetarëve.
Për “DPS” do votonin 44 përqind të qytetarëve, Frontin Demkratik 28 përqind, “SNP”-në 12 përqind, Malin e Zi pozitiv 3,5 përqind, “SDP”- në 3 përqind, Partinë Boshnjake 4, Forcën e Re Demokratike 2 përqind dhe të tjerat 3 përqind.