Investimet e huaja dhe vendase janë vitale për Ulqinin

0

Dje në hotel Dolcino Komuna e Ulqinit organizoi një panel diskutim ku ishin të ftuar afaristët e suskesshëm të qytetit.

Qëllimi i këtij organizimi ishte që pas miratimit të Planit hapsinor ato të informohen me mundësitë e investimeve në Komunën e Ulqinit si dhe lehtësirat që u ofrohen atyre. Në diksutim morën pjesë edhe përfaqsuesit e Agjensisë për tërheqjen e investmeve të huaja të cilët bënë prezantimin e invstimeve të deritanishme në Mal të Zi, si dhe u përgjigjen pyetjeve të afaristëve në lidhje me shqetësimet e tyre.Biznesmenët lokal ishin kryesisht të interesuar për përshpejtimin e procedurave burokratike, përmirsmin e infrastrukturës, si dhe shprehen pakënaqësi për interesat e larta bankare, të cilat sipas tyre nuk lënë hapsirë për marrjen e kredive dhe shtrirjen e biznesit.

Kryetari Cungu i siguroi afaristët se sa i përket institucioneve lokale, çdo investim i cili respekton procedurat ligjore dhe është në interes të qytetit do të ketë përkrahjen e plotë të tyre.