Invesitorët e ligjshëm duhet të jenë shembull edhe për të tjerët

0

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu vizitoi dje kantierët e ndërtimit të dy hoteleve të rinj në Ulqin, të ciltë i kanë të gjitha lejet e duhura.

Investitori Bajazit Lajka është duke ndërtuar apart hotel LAJKA LUXURY, me kapacitet 100 shtretër, të nivelit 4 yje. Përveç akomodimit, mysafirëve do tu ofrohet edhe shërbimi i mini spa qendrës dhe pishinës. Hoteli pritet të hapet deri në fillim të majit të këtij vitit.

Pronari i kompanisë FRANCA, Hilmi Franca  tha se kjo kompani ka hotele në Bijelo Pole, Tivar, Tivat dhe Plevla dhe se ky do të jetë hoteli i pestë i tyre. Hoteli do të ketë 50 dhoma luksoze të nivelit 4 apo 4 plus yje. Kjo kompani është poashtu e interesuar për hapjen e një qendre të grumbullimit të frutave dhe perimeve në Ulqin.

Kryetari Cungu i shprehi mirënjohje këtyre investitorëve të përgjegjëshëm për objektet të cilët do të rrisin kualitetin e ofertës turistike në këtë zonë. “ Këto janë objekte të pajisur me leje të ndërtime në Fushë të Ulqinit për të cilën ekziston plani detaj urbanistik, andaj apeloj tek të tjerë të ndjekin shembullin e tyre dhe të mos degjojnë deziformatat në lidhje me ligjin për legalizime që çdo objekt i ndërtuar do të legalizohet, sidomos ato në zonat ku ekzistojnë planet detajet urbanistike” – tha kryetari Cungu.