Interesim për regjistrim në akademinë policore edhe nga vajzat

0

Intresimi për regjistrimin në akademinë policore në Danillovgrad nuk është vetëm privilegj i djemve. Kohët e fundit këtë interesim po tregojnë edhe vajzat.

Kryetari i komunës Fatmir Gjeka ka pritur sot një grup të rinjsh që sapo kanë përfunduar gjimnazin “Vëllazërim-Bashkimi” dhe kanë treguar interesim për regjistrim në akademinë policore. Në mes tyre janë edhe dy vajza.

Tema e regjistrimit të një numri më të madh të shqiptarëve në këtë akademi ka kohë që po promovohet, si nga KKSH ashtu edhe nga subjektet politike shqiptare, me qëllim rritjen e pjesmarrjes së pakicave në organet shtetërore.