Inspeksioni: 2150 euro dënim për plazhin në Ulqin

0

Në kuadër të kampanjës “Bëhu i përgjegjshëm”, javën e kaluar janë regjistruar 33 ankime në nivel të vendit.

Dënimin më të rëndë e ka pësuar plazhi 1A në Ulqin me vlerë 2150 euro, pasi është vërtetuar se punon pa leje, njoftojnë nga inspeksioni.

Nga 33 ankesa të evidentuara, 8 prej tyre nuk kanë marrë përgjigje, kurse pas plazhit në Ulqin, dënim të rëndë ka pësuar edhe një kafene në Podgoricë me vlerë 1100 euro.