Infektimi i foshnjeve: Arrestime në Bijello Polje

0

Portali Vijesti njofton se në Bijello Polje janë në proces arrestimet e personave të dyshuar si përgjegjës për infektimin e 5 foshnjave nga ai qytet.

Deri tani është arrestuar drejtori i departamentit të Gjinekologjise Zvonko Puletiq, si dhe është dhënë urdhër arresti për ish shefen e departamentit të Neonatalogjisë Haka Tahiroviq.

Ato akuzohen për “shkelje serioze kundër sigurisë së njerëzve”.

Ish drejtori i spitalit Tomo Jeremiq, ndodhet me pushime në Beograd, mëson Vijesti.

Arrestimet janë bërë me urdhër të Prokurorise së Lartë të Shtetit.