Inaugurimi i Thaçit: Marrin pjesë Cungu dhe Gjeka

0

Sot në Prishtinë do të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të bëjë betimin pesidenti i ri i Kosovës Hashim Thaçi. Seanca do të fillojë në ora 11.00 , kurse për nesër është parashikuar ceremonia e inaugurimit e cila do të mbahet në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.

Në ceremoni do të marrin pjesë rreth 1200 personalitete nga vendi, rajoni dhe bota, në mes të cilëve do të jenë edhe ish kryetari i Komunës Fatmir Gjeka dhe kryetari aktual Nazif Cungu.

Thaçi në postin e presidentit do të zevendësojë Atifete Jahjagën.