Ilaçet me recetë: Ja në cilat barnatore private mund të pajiseni

0

Të enjten Fondi i shëndetsisë filloi nënshkrimin e marëveshjes me 112 barnatore private, prej të cilave qytetarët së shpejti mund të pajisen me ilaçet që u nevojiten.

Javën e ardhshme do të publikohen detajet se në cilat barnatore qytetarët mund të marrin ilaçet, dhe për principet e funksionimit të këtij modeli.
Portali ynë mëson se në Ulqin do të jenë 4 barnatore që do të ofrojnë këtë shërbim:

Barnatorja “Pharmalife” në qendër
Barnatorja “Pharmalife” në Ranë
Barnatorja “Medica”
Barnatorja “Lijek”

Nga këto vetëm “Pharmalife” është nga Ulqini, kurse të tjerat e kanë selinë në Podgoricë.
Prej me 9 mars qytetarët nuk do të kenë nevojë të mvaren prej barnatoreve shtetërore pasi ato private do ta jenë edhe më të furnizuara.

Në listën e re ndodhen 537 ilaçe që do të subvencionohen nga ky Fond.