I pastrehuri nga Kosova gjendet i vdekur në Budva

0

Në stadiumin e klubit të futbollit “Mogren” në Budva, dje është gjetur i vdekur një person me inicialet A.B  45 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake duket se vdekja ishte natyrale, por prokuroria megjithatë ka urdhëruar autopsinë.

Sipas mediave të qytetit, A.B ishte nga Kosova dhe jetonte si i pastrehë në disa lokacione të qytetit